Juventus mund Parmën me “alienin” Ronaldo dhe arratiset +4 nga Interi (VIDEO)

Juventus merr arratinë në kampionatin italianë. Bardhezinjtë kanë shfrytëzuar më së miri ndalesën e Interit, duke fituar ndaj Parmës 2-0, për t’u shkëputur 4 pikë para në krye të renditjes.

Skuadra torineze ju falë sërish Cristiano Ronaldos, i cili shënoi dy gola. Sulmuesi portugez kaloi në avantazh bardhezinjtë në fundin e pjesës së parë, me një goditje në limitet e zonës që u devijua edhe nga mbrojtësit miq.

Parma e nisi në mënyrën më të mirë pjesën e dytë duke barazuar menjëherë rezultatin. Në minutën e 55-të, Cornelius kërcen më lart se të gjithë duke arritur që ta dërgojë topin në rrjetë. Gjithsesi gëzimi i skuadrës nga Tardini ka zgjatur vetëm tri minuta, teksa Ronaldo ka shënuar sërish me një gjuajtje fantastike me të djathtën, falë një asisti të Dybala-s.

Ky ishte goli i 16-të këtë sezon për portugezin, ndërkohë që shënon prej 7 ndeshjesh radhazi në kampionat. Juventus më pas do të arrinte që të administronte mjaft mirë avantazhin duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

SHKARKO APP