Juventus mund Valencian dhe kualifikohet, Reali shumë i fortë për Romën (VIDEO)
Juventus nuk di të ndalet as në Champions League. Kampionët e Italisë kanë harruar humbjen me Manchester United duke rrëmbyer një fitore minimale ndaj Valencias, për të siguruar kualifikimin.
Bardhezinjtë i janë falur një gol të shënuar në minutën e 59-të nga Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat e kishte të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Ronaldos. Bardhezinjtë shpërdoruan mundësi të shumta shënimi edhe pas golit, ndërkohë që Velencia humbi një shans vetëm në fundin e pjesës së parë. Në ndeshjen tjetër Mancehster United fitoi me një gol në sekondat e fundit ndaj Young Boys të shënuar nga Fellaini.
Real Madrid rrëmbeu fitoren e radhës në Champions, duke thyer 2-0 Romën në Olimpico duke siguruar vendin e parë. Madrilenët nuk mundën që të shënonin në 45 minutat e para. Dërkohë që në fillimin e të dytës, Bale zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 59-të do të ishte Lucas që do të vuloste njëfitore shumë të rëndësishme. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

