Juventus-Napoli, do të luhet më 14 shkurt?

Juventus-Napoli do të luhet pa vendimit të Kolegjit të Garancisë në Sport, por kur? Sipas ”Corriere dello Sport”, hipoteza që po fiton më shumë teren në orët e fundit është 14 shkurti.

Për ta thënë më qartë, do të luhet në vend të sfidës së fazës së dytë, teksa ajo do të shtyhet për një datë të dytë në fund të kampionat. Muaji janar është i mbushur me impenjime, teksa në janar do të ketë sfida të kampionatit në mesjavë (6), Kupa e Italisë (13 dhe 27, dhe më pas më 3 dhe 10 shkurt).

Nëse të dyja skuadrat eliminohen më herë, atëherë sfida e fazës së dytë mund të luhet që në fillim të shkurtit. Shumë do të varet edhe nga impenjimi evropian i të dyja klubeve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP