Juventus ndalet ndaj Lazio, Kalulu i shpëton nga humbja në “fyrmën e fundit”

TURIN, ITALY - FEBRUARY 08: Kenan Yildiz of Juventus runs with the ball during the Serie A match between Juventus FC and SS Lazio at Juventus Stadium on February 08, 2026 in Turin, Italy. (Photo by Filippo Alfero - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Sfida mes Juventusit dhe Lazios, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A dhe e zhvilluar në “Allianz Stadium”, u mbyll me një barazim spektakolar 2-2, pas një ndeshjeje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Lazio kaloi e para në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Pedro Rodriguez realizoi në minutën 45+2, duke i dhënë bardhekaltërve epërsinë në pushim. Fillimi i pjesës së dytë ishte ideal për skuadrën e Sarrit, pasi Gustav Isaksen dyfishoi shifrat në minutën e 47-të, duke tronditur vendasit.

Juventusi reagoi dhe arriti të rihapte ndeshjen në minutën e 59-të me golin e Weston McKennie, i cili përfitoi nga një aksion i shpejtë ofensiv. Bardhezinjtë shtuan presionin në minutat e fundit dhe shpërblimi erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Pierre Kalulu shënoi golin e barazimit në minutën 90+6, duke shmangur humbjen për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij barazimi, Juventusi shkon në kuotën e 46 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditjen e Serie A. Ndërkohë, Lazio ngjitet në 33 pikë dhe renditet në vendin e tetë, duke marrë një pikë të vlefshme në transfertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?