Juventus në krizë totale, mundet edhe nga Lazio në Olimpico

Java e tetë e Serie A u mbyll me një fitore të rëndësishme të Lazios në “Olimpico”. Skuadra e ish-trajnerit Maurizio Sarri triumfoi 1-0 ndaj Juventusit të Igor Tudor, duke e futur ekipin bardhezi në një periudhë të vështirë rezultatesh.

Ndeshja u vendos që në minutën e 9-të, pas një gabimi në dalje të mbrojtësit David, që devijoi keq me kokë. Topi përfundoi te Cataldi, i cili pasoi për Basic, mesfushori kroat gjuajti nga jashtë zonës dhe me ndihmën e një devijimi të Gattit mposhti portierin Perin për golin e vetëm të takimit.

Në pjesën e dytë, Juventusi tentoi me ngulm barazimin. Tudor hodhi në fushë të gjitha armët ofensive, por përpjekjet e bardhezinjve nuk u konkretizuan, ndërsa Lazio administroi me kujdes rezultatin deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë humbje, Juventusi regjistron disfatën e tretë radhazi mes kampionatit dhe Champions League, duke mbetur gjashtë pikë pas Napolit dhe Romës. Ndërkohë, Lazio ngjitet në pjesën e sipërme të tabelës, duke marrë frymë më lirisht pas një starti të vështirë sezonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?