Juventus ngec në transfertën ndaj Veronës, Zhegrova luan pak minuta
Juventusi nuk arriti të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi u ndal në barazim 1-1 ndaj Veronës në stadiumin “Bentegodi”, në ndeshjen e javës së katërt të Serie A. Megjithatë, bardhezinjtë mbeten në krye të renditjes, në pritje të sfidës së Napolit kundër Pizës të hënën.
Skuadra e Massimiliano Allegrit kaloi në avantazh në minutën e 19-të me Conceiçao, i cili fitoi një duel me Bernede, shmangu Serdar dhe shënoi me një goditje të saktë me të majtën nga jashtë zone. Por në minutën e 44-t Verona barazoi pas një penalltie të akorduar për prekje me dorë të Joao Mario. Nga pika e bardhë, Orban realizoi golin e tij të parë në Serie A.
Në pjesën e dytë u anulua një gol i Serdar për pozicion jashtë loje, ndërsa portieri Di Gregorio u tregua vendimtar në pritjet ndaj Orban dhe Frese. Një tjetër mbrëmje për t’u harruar për Vlahovic, i cili zhgënjeu edhe një herë.

KOHA JONË SONDAZH

