Juventus nis kontaktet me sulmuesin “gjigant” të Crystal Palace

Juventusi ka nisur kontaktet e para me Crystal Palace për transferimin e sulmuesit francez Jean-Philippe Mateta, i lindur në vitin 1997. Lajmi raportohet nga Sky Sport, duke konfirmuar interesimin konkret të bardhezinjve për përforcimin e repartit ofensiv në merkaton e ardhshme.

Mateta po kalon një sezon pozitiv në Premier League, ku ka realizuar 8 gola në 21 ndeshje me fanellën e Crystal Palace, duke u shquar për fizikun e fortë, aftësinë në lojën ajrore dhe instinktin para portës. Sulmuesi ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2027, çka e bën negociatën më komplekse nga ana financiare.

Sipas burimeve pranë klubit londinez, për kartonin e tij kërkohet diku te 30 deri në  35 milionë euro. Juventusi po monitoron situatën dhe po vlerëson mundësitë ekonomike, në funksion të strategjisë së merkatos, pasi David dhe Openda nuk është se kanë bindur deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?