Juventus nis sulmin për Frattesin, zgjidhja mund të vijë nga Muharemovic

Në merkato po merr formë një skenar interesant që përfshin Juventusin, Interin dhe Sassuolon. Në qendër të vëmendjes është Davide Frattesi, objektivi kryesor i bardhezinjve për mesfushën. Interi është i gatshëm ta lërë të lirë mesfushorin italian, por vetëm për një shifër jo më të ulët se 30 milionë euro.

Nga ana tjetër, zikaltrit kanë vënë sytë te Tarik Muharemovic, mbrojtësi i Sassuolos që po zhvillon një sezon shumë pozitiv. Klubi emilian do ta pranonte largimin e tij për rreth 25 milionë euro. Këtu hyn në lojë Juventusi, i cili zotëron 50% të kartonit të Muharemovic, faktor që do të ulte ndjeshëm koston reale të Frattesit për “Zonjën e Vjetër”.

Trajneri Luciano Spalletti e dëshiron hapur Frattesin, një lojtar që di të futet në zonë dhe të shënojë, cilësi që i ka treguar edhe me Kombëtaren. Edhe vetë Frattesi po mendon ndryshimin e ambientit, për të gjetur më shumë hapësirë dhe vazhdimësi, sidomos në vitin që çon drejt Botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi, megjithatë, nuk ka nxitim dhe e di vlerën e lojtarit të tij. Për këtë arsye, Muharemovic mund të jetë çelësi i marrëveshjes, duke qenë se profili i tij pëlqehet nga Chivu për të rinovuar mbrojtjen. Alternativa tjetër mbetet një huazim me detyrim blerjeje, i lidhur me kualifikimin e Juventusit në Champions League. Dy rrugë të hapura, me një vendim që pritet në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?