Juventus nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Veronës

Juventus duket se nuk di të fitojë më në Seria A, teksa pasditen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Veronës.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me një super gol të shënuar nga Folorunsho me një goditje në hyrje të zonës që përfundoi në trekëndësh. Juventus do të barazonte shifrat në minutën e 28-të me një penallti të kthyer në gol nga Vlahovic.

Verona do të kalonte sërish në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Tijjani Noslin, ndërkohë që skuadra e Allegrit do të barazonte shpejt me Rabiot. Pavarësisht rasteve rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me Juventusin që mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, 9 më pak se Interi kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?