Juventus nuk dorëzohet, kërkon rikthimin e trofeve pas Calciopolit
Juventusi nuk e ka në plan që ta mbyllë kapitullin e dhimbshëm të Calciopolit. Një aksionist i klubit i është përgjigjur një pyetje që i është shtruar në lidhje me ngjarjen e para 14 viteve: “Gjatë këtyre viteve kemi kryer të gjitha veprimet për të mbrojtur klubin dhe për të marrë dëmshpërblimin e duhur. Jemi në pritje të një ankese në TAR që kemi paraqitur kundër veprimeve të drejtësisë sportive dhe Coni-t. Çdo përpjekje për të rimarrë trofetë e kampionateve do të kryhet nga klubi”, deklaroi ai.
Një betejë që nuk ka fund, teksa së fundmi Kolegji i Garancisë Coni, e shpalli të papranueshme ankesën e bardhezinjve. Fillimisht ishte Gjykata Kombëtare Federale e Apelit që mori një vendim të tillë, duke marrë në konsideratë edhe faktin që është kaluar afati për rimarrjen e trofeve. /R.Lika-Koha Jone/