Juventus nuk ndalet në merkato, shton presionin për mbrojtësin e Chelsea-t
Juventus nuk ka ndërmend që të ndalet në merkaton e janari. Pasi rrëmbyen Kulusevskin, i cili do të bashkohet me ekipin në qershor, drejtuesit e ekipit torinez janë pranë një tjetër goditje. Bëhet fjalë për Emerson Palmerin, për të cilin Sportmediaset raporton se janë intensifikuar tratativat me ekipin e Chelsea-t për blerjen që këtë muaj.
Italo-braziliani nga titullar i padiskutueshëm me Sarrin sezonin e kaluar, ësht aktivizuar vetëm në dy ndeshje nga 7 të fundit nën drejtimin e Lampard.
Objektivi për të luajtur në Europin është një arsye më shumë për të shtyrë që të ndryshojë skuadër që në janar. Formula mund të jetë e një huazimi deri në erë me detyrim blerje. /R.Lika-Koha Jone/