Juventus nuk pret më, bën gati rikthimin e Zidane në Torino
Juventus është gati për t’i ofruar Zidane një kontratë me vlerë 7 milionë euro në sezon për ta rikthyer sërish në Torino, por tashmë si trajner. Presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me trajnerin aktual të Real Madridit, i cili ka lënë gjurmë te kampionët e Italisë nga viti 1996 deri në 2001.
Juventus dhe Reali kanë ruajtur marrëdhënie miqësore mes tyre, teksa francezi mund të kalojë një Torino me kosto zero, edhe pse ai ka një kontratë me “Los Blancos deri në vitin 2022. Zidane dhe presidenti Fiorentino Perez ndajnë një respekt reciprok mes tyre për atë që trajneri ka dhënë, por në verë mund të ndodhë edhe divorci, teksa klubi madrilen gjatë këtij sezoni nuk i arriti pritshmërit.
Në këtë mënyrë sipas “Daily Mail” zgjidhja më e mirë është futja në lojë e Juventusit, teksa Zizou asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se një ditë do të rikthehet në Torinos, pasi është një klub që ka lënë një mbresë të veçantë në karrierën e tij. Ardhja e tij do të pritej më së miri edhe nga Ronaldo, më të cilin kanë fituar 3 Champions League së bashku gjatë periudhës në Spanjë.
Juventus është gati që t’i ofrojë Zidane një kontratë 3-vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon, teksa kaq është politika e klubit italian. Ai shihet si njeriu i duhur për të arritur te trofeu që mungon që nga viti 1996 te “Zonja e Vjetër”. Një rrugë të kundërt mund të ndjekë Massimiliano Allegri, i cili mund të drejtimin e klubit të La Ligas. 52-vjeçari është ende nën kontratë me Juventusin dhe mund të jetë momenti i duhur për të marrë drejtimin një skuadre.
Allegri hodhi poshtë një ofertë të madrilenëve dy vite më parë, ndërkohë që sa i përket fatit të Sarrit, duket se sfida e kësaj fundjave kundër Interit mund të jetë vendimtare për fatin e tij. Një humbje e mundshme, mund të sjellë shkarkimin e menjëhershëm, teksa Allegri mund të jetë opsioni i duhur për të mbyllur sa më mirë një sezon me shumë ulje-ngritje. /Rozalb Lika-Koha Jone/