Juventus përgatit një rinovim “faraonik” me Paulo Dybala-n
Paulo Dybala është njeriu i momentit te skuadra e Juventusit. Futbollisti argjentinas ka arritur Platini për numrin e golave të shënuar me fanellën e Juventusit, teksa duke se do ta festojë me rinovimin e një kontratë të re me “Zonjën e Vjetër”.
Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, mungojnë ende disa detaje, por klubi bardhezi ka besim se shumë shpejt do ta bëjë argjentinasin futbollistin e dytë më të paguar në Seria A, sigurisht pas partnerit të sulmit, Cristiano Ronaldo.
Ish-futbollisti i Palermos do të kalojë nga 7.5 në 10 milionë euro në sezon. Forma fantastike dhe dëshira e futbollistit për të vijuar me klubin torinez do e bëjë më të thjeshtë arritjen e një marrëveshje mes palëve. Kujtojmë që sezonin e kaluar, “La Joya” ishte pranë një kalimi në Premier League te United dhe Tottenham. /R.Lika-Koha Jone/