Juventus përmbysje e çmendur ndaj Atleticos, “Alieni” Ronaldo shënon tripletë (VIDEO)

Juventus ka arritur që të marrë një përmbysje të çmendur në ndeshjen e kthimit, duke triumfuar 3-0 në “Allianz Area”. Skuadra e Allegrit ka zhvilluar një ndeshje spektakolare duke e dominuar nga minuta e parë deri në të fundit. Ylli i mbrëmjes padyshim ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tri gola.

Giorgio Chiellini, i cili është bërë lojtari i pestë në historinë e Juventus me 500 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka zhbllokuar ndeshjen pas katër minutash lojë, por goli është anuluar për një faull të Ronaldo-s ndaj portierit Oblak.

Ronaldo zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e 27-të, ndërkohë që në minutën e 48-të shënon një tjetër gol me kokë, por këtë herë me një goditje mjeshtërore. 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Juventus fitoi një penallti me Bernandeschin që u kthye në gol nga portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, Juventus nuk kishte arritur të përmbyste asnjë nga pesë humbjet e mëparshme 2-0 të pësuara në ndeshjet e para në fazën me eliminim direkt të Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

JUVENTUS-ATLETICO MADRID 3-0 (0-2)

  • 4’ Juventus ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me Chiellinin në minutën e 4-t, por gjyqtari Skomina e ka anuluar pasi Ronaldo ka ndërhyrë ndaj portierit Oblak
  • 27’ 1-0 Bardhezinjtë dominojnë deri më tani lojën duke gjetur edhe rrugën e rrjetës me Cristiano Ronaldon me një goditje me kokë pas një krosimi të bukur nga e majta
  • 48’ 2-0 Juventus e ka nisur në mënyrë të frikshme pjesën e dytë duke shënuar golin e dytë me Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar sërish me kokë
  • 86’ 3-0 Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet. Sulmuesi portugez shënon golin e tretë personal në këtë ndeshje

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?