Juventus pëson humbjen e parë në Seria A, e mund thellë Fiorentina (VIDEO)

Juventus pëson humbjen e parë sezonale dhe largohet gjithnjë e më shumë nga kreu. Bardhezinjtë pësuan një disfatë shokuese 0-3 në shtëpi ndaj Fiorentinës.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi Fiorentina kaloi që në minutën e dytë me Vlahovic, duke përfituar nga një përgjumje e Bonuccit. Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen mendoi Cuadrado, që doli me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në minutën e 18-të.

Pas disavantazhit numerik skuadra bardhezi kërkoi të reagonte, teksa pretendoi për dy penallti ndaj Ronaldos dhe Bernandeschit, por arbitri La Penna në të dyja rastet u tha “jo”.

Në minutat e fundit Fiorentina do të realizonte edhe dy gola. Fillimisht Alex Sandro shënoi autogol në minutën e 76-të, ndërkohë që 5 minuta më pas Caceres vulosi fitoren e torinezëve. /R.Lika-Koha Jone/   

SHKARKO APP