Juventus prezanton fanellën e re për sezonin 2025/26, kthesë e guximshme me ngjyrën rozë

Juventus ka zbuluar zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2025/26, duke sjellë një dizajn inovativ në bashkëpunim me markën Adidas. Risia më e madhe është përdorimi i ngjyrës rozë, që do të shoqërojë ikonat tradicionale bardhezi të klubit.

Strijat klasike bardhezi mbeten në qendër të dizajnit, por për herë të parë do të shoqërohen me detaje rozë, që do të jenë të dukshme në skajet e fanellës dhe madje edhe në stemën zyrtare të klubit.

Kjo zgjedhje stilistike është frymëzuar nga motoja “We Are Youth. Since 1897” (Ne jemi rinia. Që prej 1897), duke reflektuar një identitet të freskët, modern dhe energjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fanella e re synon të përfaqësojë shpirtin rinor dhe evoluimin e përhershëm të klubit, ndërkohë që mban gjallë traditën dhe historinë mbi 125-vjeçare të Juventusit. Ky dizajn pritet të tërheqë vëmendjen jo vetëm të tifozëve, por edhe të koleksionistëve dhe ndjekësve të modës në sport. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

© Zyra e Shtypit

© Zyra e Shtypit

© Zyra e Shtypit

© Zyra e Shtypit

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?