Juventus rigjen fitoren ndaj Fiorentinës, forcon pozitat në zonën Champions (VIDEO)

Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A pas një serie negative ndeshjesh. Bardhezinjtë triumfuan 1-0 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje ku shfaqën dy “fytyra”.
Skuadra e Allegrit do të gjente katër herë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para, por vetëm njëra prej tyre do të gjente aprovimin nga VAR. Në tri raste të tjera teknologjia e anuloi për pozicion të parregullt. Federico Gatti ishte heroi i ekipit torinez me një gol në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë Fiorentina dominoi në mbajtjen e topit në ushtrimin e presionit në zonën kundërshtare, por ju afrua vetëm në një rast golit me Gonzales që u ndal nga portieri dhe traversa. Juventus forcon pozitat në vendin e tretë me 62 pikë, në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jonë/
Gatti with the finish⚽️ https://t.co/WuhLjhlLqC
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) April 7, 2024
KOHA JONË SONDAZH

