Juventus rikuperon dy yjet për sfidën ndaj Galatasaray
Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen e mbrëmjes ndaj Galatasaray, ndeshje e kthimit e playoff-it të UEFA Champions League.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e bardhezinjve, ku Juventusi synon të përmbysë humbjen e rëndë 5-2 të pësuar në Turqi dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Lajm pozitiv për stafin teknik është rikthimi në listë i mbrojtësit Gleison Bremer dhe Kenan Yıldız. Ndërkohë, mungojnë për shkak dëmtimi Holm, Milik dhe Dušan Vlahović.
Lista e të grumbulluarve të Juventusit:
Portierë: Perin, Di Gregorio, Pinsoglio
Mbrojtës: Bremer, Gatti, Kelly, Kalulu, Kostić, Gil Puche, Rizzo
Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, Thuram, Miretti, McKennie
Sulmues: Conceição, Yıldız, Zhegrova, Boga, Adžić, Openda, David
KOHA JONË SONDAZH

