Juventus sfidon Barcelonën, futet në garë për mbrojtësin që luan te Bournemouth

Juventusi po mendon për të ardhmen dhe për përforcimin e repartit defensiv ka vënë në shënjestër Marcos Senesi, mbrojtësin qendror të Bournemouth -it. Futbollisti argjentinas, i pajisur edhe me pasaportë italiane, është në skadencë kontrate në muajin qershor, çka e bën një profil shumë interesant për bardhezinjtë.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Juventusi mund të lëvizë që në këtë merkato dimërore për të siguruar shërbimet e Senesit, duke tentuar ta mbyllë operacionin përpara konkurrencës. Mbrojtësi vlerësohet për eksperiencën e tij në Premier League dhe për aftësinë për t’u përshtatur shpejt me futbollin italian, falë edhe statusit të tij si komunitar.

Megjithatë, interesimi për Senesin nuk kufizohet vetëm te Juventusi. Në garë për kartonin e tij është futur edhe Barcelona, e cila po monitoron situatën dhe mund të bëjë lëvizjen e saj në muajt e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?