Juventus shkatërron Sassuolon, Vlahovic shkëlqen me dy “perla” (VIDEO)

Juventus vijon me formën fantastike në Seria A, duke koleksionuar fitoren e radhës në shifrat 3-0 kundër Sassuolos. Ishte një duel i dominuar nga skuadra e Allegrit që e zgjidhi që në 45 minutat e para.

Dusan Vlahovic shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar dy super gola në pjesën e parë. Fillimisht me një goditje që shkoi në trekëndësh në minutën e 15-të dhe më pas me një goditje dënimi në minutën e 37-të.

Më pas në pjesën e dytë skuadra bardhezi e kishte të thjeshtë për të menaxhuar ndeshjen ndaj një Sassuolo që tentoi shumë pak. Chiesa shënoi golin e tretë një minutë nga fundi i kohës së rregullt. Me këtë fitore Juventus shkon -2 pikë nga Interi kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

GOAL VLAHOVIC su Punizione | JUVE - Sassuolo | Serie A 16-01-2024

 

SHKARKO APP