Juventus sonte në mbrëmje shpallet kampione dimri vetëm në rast se …

Interi mori mbrëmjen e djeshme vetëm një barazim ndaj Atalantës, duke i dhënë mundësinë Juventusit që të shpallet kampione dimri. Klasifikimi e sheh Interin në vendin e parë me 46 pikë, me vetëm një pikë më shumë se bardhezinjtë.

Ronaldo në këtë mënyrë do të ketë mundësinë që të marrë kryesimin vetëm me anë të një fitoreje në “Olimpico” ndaj Romës. Në rast të një barazimi, do të jetë skuadra e Contes që do të jetë në krye për shkak të diferencës së golave.

Interi ka një golaverazh +24, ndërkohë që bardhezinjtë +18. Lazio ndërkohë është loje, pasi ka 42 pikë, dhe me ndeshje që ka për të rikuperuar ndaj Veronës, nuk mund të arrijë në krye. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP