Juventus tenton rikthimin e Chiesa-s, del dhe një datë për transferimin e mundshëm

Në merkato­n e janarit po fiton gjithnjë e më shumë terren koncepti i “mundësisë”, një term që pasqyron vështirësinë e shumicës së klubeve, veçanërisht atyre italiane, për të investuar shuma të mëdha në mes të sezonit. Në këtë kuadër, emri i Federico Chiesas për Juventusin përfaqëson pikërisht një mundësi të tillë.

Bardhezinjtë kanë nevojë për përforcime në disa reparte: një mesfushor qendror, një anësor të djathtë dhe ndoshta edhe një sulmues. Megjithatë, është e vështirë të injorohet profili i një lojtari si Chiesa, i cili e njeh mirë ambientin juventin dhe që dëshiron të rikthehet në Itali për të gjetur vazhdimësi dhe për të rilançuar veten, edhe në funksion të Botërorit 2026.

Sipas raportimeve, kontaktet e para zyrtare mes Juventusit dhe Liverpoolit kanë nisur ditët e fundit. Klubi anglez është i gatshëm ta lërë të lirë Chiesan, por vetëm përfundimisht: ose me shitje direkte, ose me huazim me detyrim blerjeje. Objektivi i “The Reds” është të rikuperojnë rreth 12 milionë eurot e investuara për të 18 muaj më parë, edhe pse hapësirat e pakta që i ka dhënë trajneri Slot mund të shërbejnë si element negociues për uljen e çmimit. Në garë për lojtarin mbeten edhe Napoli e Roma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër faktor kyç është Kupa e Afrikës. Liverpooli preferon të presë kthimin e Mohamed Salah para se të marrë vendime për Chiesan. Me Egjiptin që synon finalen e 18 janarit, është e vështirë që operacioni të përshpejtohet para mesit të muajit. Ndërkohë, Juventus ka hedhur hapat e parë, duke u pozicionuar përpara rivalëve në një lëvizje strategjike që mund të japë rezultat në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?