Juventus udhëton i përgjysmuar në Gjermani, mungon edhe holandezi

Juventus vazhdon të vuajë nga mungesat e shumta në këtë fazë të sezonit. I fundit që i është bashkuar infermierisë është De Ligt, i cili nuk është stërvitur sot me grupin, por në palestër. Trajneri Sarri ka vendosur për të mos ta rrezikuar për transfertën ndaj Bayer Leverkusen duke e lënë pushim.

Gjithsesi mbrojtësi holandez nuk do të jetë mungesa e vetme, pasi nuk do të jetë në dispozicion as Douglas Costa, Bentancur dhe Ramsey. Duke marrë në konsideratë edhe mungesën e Emre Can, për shkak se nuk është në listë, në mesfushë mbeten vetëm Pjanic, Rabiot dhe Matuidi. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP