Juventusi bën gati planin për të rrëmbyer Icardin, por ka sytë edhe nga Milik

Arkadiusz Milik është në krye të listës së dëshirave për sulmin e Juventus, duke bërë që Gonzalo Higuain të bëjë gati valixhet. Drejtuesit e ekipit torinez vazhdojnë të këmbëngulin edhe në pistën që të çon tek Mauro Icardi. Objektivi i ndjekur gjatë, përpara se të përfundonte tek PSG, mund të jetë i realizueshëm këtë verë.

Argjentinasi ka dëshirë të kthehet të luajë në Itali, atje ku Juventusin e sheh si opsionin më të mirë. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv bardhezi Fabio Paratici nuk e ka ndërprerë asnjëherë kontaktin me Wanda Nara, por ka nisur kontaktet edhe me Leonardon.

Një rrugë më e komplikuar në krahasim me atë që të çon tek Milik, i cili mund të blihet për një shifër më të ulët se sa argjentinasi. PSG mund ta bëjë lehtësisht duke derdhur 70 milionë në arkat e Interit, që në anën tjetër, në rast të rishitjes së lojtarit në një klub italian, do të përfitonte nga klubi parisien nga 10 në 15 milionë më shumë.

Në këtë pikë, Juventus mund ta diskutojë shitjen me PSG, duke kërkuar të ulë çmimin e lojtarit përmes lojtarëve në shkëmbim, mbi të gjithë Miralem Pjanic që pëlqehet shumë nga Leonardo.

SHKARKO APP