Juventusi feston sot 128-vjetorin, publikon videon emocionuese me zërin e Del Pieros
Sot Juventusi feston 128 vite histori. Për ta përkujtuar këtë përvjetor, klubi bardhezi publikoi një video të shkurtër me zërin e Alessandro Del Pieros: “Emri ynë është identitet, do të thotë riní. Të lindurit më 1897 nuk është koha që na përcakton; jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane, e qepur si një lëkurë e dytë.
Kemi rrënjë të thella, dëshirë për të shkuar përtej limiteve dhe përmirësuar gjithmonë. Suksesi ynë nuk qëndron vetëm në fitore; është stil në mënyrën si fitojmë, është klas në çdo sfidë”.
“Pinturicchio” shikon edhe përpara: “Historia jonë vazhdon, shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër. Jemi Juventusi, që nga viti 1897 dhe përgjithmonë”.
Ndërkohë, skuadra përgatitet për ndeshjen e mbrëmjes kundër Cremonese, në orën 20:45, ku do të debutojë Luciano Spalletti si trajner i Juventusit.

KOHA JONË SONDAZH

