Juventusi gjen portierin e dytë, mbërrin në aeroportin e Torinos

Kamil Grabara është një hap larg zyrtarizimit si lojtari më i ri i Juventusit. Portieri polak ka mbërritur në aeroportin e Torinos, Caselle, duke nisur kështu fazën e fundit të transferimit të tij te klubi bardhezi.

Grabara zbarkoi në Torino dhe në orët e ardhshme pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore. Nëse gjithçka shkon sipas planit, portieri do të hedhë më pas firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Juventusin.

Transferimi i Grabara-s përfaqëson një tjetër lëvizje të rëndësishme të Juventusit në merkato, ndërsa klubi torinez vazhdon të punojë për të kompletuar organikën për sezonin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri polak vjen në Torino me objektivin për të fituar një rol të rëndësishëm në skuadrën bardhezi dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë kanë mbetur vetëm procedurat e fundit: kontrollet mjekësore dhe firma në kontratë. Nëse nuk ka surpriza, Kamil Grabara së shpejti do të jetë zyrtarisht portieri i ri i Juventusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?