Juventusi humbi ndaj Cagliarit, por ndeshja u luajt vetëm … 52 minuta

Sipas të dhënave të publikuara nga Sportmediaset, përballja në “Unipol Domus” zgjati vetëm 52 minuta e 43 sekonda, shumë më pak se 90-minutëshja e parashikuar.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pas ndeshjes kishte ngritur shqetësimin për humbjen e kohës nga lojtarët kundërshtarë, duke aluduar se loja ishte “ngushtuar” nga vonesat dhe ndërprerjet.

Sot, deklaratat e tij duket se kanë gjetur një përgjigje, pas publikimit të këtij të dhëne zyrtare që vërteton se dueli në Sardegni ishte shumë më i shkurtër se normalja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky fakt ka ndezur debat në Itali, ku tifozët dhe ekspertët po diskutojnë për ritmin e lojës, menaxhimin e kohës dhe ndikimin që kjo ka në drejtësinë e ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?