Juventusi i mahnitur me lojtarin e Lyon, ka një rival për shërbimet e tij

Juventusi dështoi në sfidën e parë ndaj Lyon në Champions League. Skuadra franceze fitoi 1-0 në ndeshjen e parë, rezultat i komplikuar për t’u përmbysur, por bardhezinjtë e Sarrit e kanë potencialin për të luajtur më mirë në shtëpi dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. Një ndër objektivat e bardhezinjve për merkaton e verës është Houssem Aouar.

21-vjeçari francez aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit, mesfushorit të avancuar dhe atë të krahut të majtë. Mbrëmë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, madje ishte Aouar ai që dhuroi asistin e golit për Tousart. Gjithsesi gara për shërbimet e lojtarit me origjinë nga Algjeria nuk do të jetë e lehtë.

L’Equipe raporton se për të ka interesim edhe nga PSG. Gjithsesi, kampionët e Italisë, që u bindën për kualitetin e lojtarit, mund të përfitojnë nga ndeshja e kthimit për të arritur një akord të parakohshëm me drejtuesit e klubit francez.

SHKARKO APP