Juventusi në alarm, një tjetër futbollist infektohet me Covid-19

Një tjetër rast pozitiv me koronavirus te skuadra e Juventusit. Bëhet fjalë për Weston McKennie, i cili ka qëndruar me skuadrën pas pauzës së kombëtareve.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli pozitiv ndaj Covid 19 futbollisti Weston McKennie. Në përputhje me rregulloret dhe protokollin, grupi i ekipit hyn në izolim fiduciar këtë mbrëmje.

Kjo procedurë do të lejojë të gjithë futbollistët që kanë dalë negativ, të kryejnë stërvitje të rregullta dhe ndeshje, por nuk do të lejojë kontakte jashtë grupit. Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore”, shkruhet në njoftimin e bardhezinjve.

Futbollisti amerikan në ditët e fundit është stërvitur me grupin e futbollistëve që nuk morën pjesë me kombëtaret, duke rikthyer alarmin e pandemisë. Ky është rasti i dytë pozitiv te futbollistët e skuadrës së Pirlos, ndërkohë që edhe dy pjesëtarë të klubit janë të infektuar. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP