Juventusi nuk di të fitojë më, ngec ndaj Atalantës së Gjimshitit
Juventusi lë pikë të tjera në Serinë A, duke u detyruar t’i lëshojë vendin e dytë Milanit. “Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 me Atalatën në “Allianz Stadium”, ku u zhvillua një ndeshje emocionuese me gola dhe raste.
Atalanta realizoi e para me Koopmeiners, pas një skeme perfekte, por bardhezinjtë e përmbysën përkohësisht rezultatin me golat Cambiaso dhe Milik, por bergamaskët barazuan me të njëjtin autor, Koopmeiners, pas asistit të dhënë nga Berat Gjimshiti.
Juventusi shkon në kuotën e 58 pikëve, 1 më pak se Milani i vendi të dytë. Atalanta mbetet e 6-ta, me 47 pikë.

KOHA JONË SONDAZH

