Juventusi përgatit shkarkimin e Maurizio Sarrit
Situatanë Torino nuk është aspak e qetë. Humbja me Veronën 2-1 ka lëkundur besimin e drejtuesve të Juventusit kundrejt trajnerit Maurizio Sarri.
Përmbysja e verdhebluve ndaj kampionëve të Italisë ditën e shtunë po shton zërat se e ardhmja e Sarrit në pankinën bardhezi nuk do të vazhdojë gjatë.
Sipas “La Republica” disa prej anëtarëve të klubit dëshirojnë që të rikthehet Masimiliano Alegri, i cili fitoi 5 tituj kampionë si dhe siguroi dy herë finalen e Ligës së Kampioneve me Juventusin.
Madje, edhe vetë presidenti i Juventusit Andrea Anjeli nuk beson 100% ndaj Sarrit.
Aktualisht, Alegri po kalon kohën e lirë dhe nuk ka pranuar të drejtojë asnjë skuadër pavarësisht ofertave të shumta nga Mançester Junajtid, PSG, Totenhem, Real Madrid. Rikthimi i tij në stolin e Juventusit do të ishte një fitore personale e tij kundrejt kupolës së klubit torinez.