Juventusi prezanton “look” të ri kundër Comos, debuton me fanellën e katërt
Juventus do të zbresë në fushë me një pamje krejt të re në ndeshjen e së shtunës, që luhet në orën 15:00 kundër Como, në stadiumin e saj. Sipas informacioneve të publikuara në rrjet (profil X “La Maglia Bianconera”), pikërisht në këtë sfidë pritet të debutojë fanella e katërt e re e bardhezinjve, e cila thyen traditën klasike të klubit.
Në vend të vijave vertikale ikonike, fanella do të ketë vija horizontale bardhë e zi, ndërsa emrat dhe numrat e lojtarëve do të jenë me ngjyrë të kuqe, një zgjedhje që i jep një identitet të fortë dhe modern kompletit.
Fanella e re është prodhuar nga Adidas dhe mban firmën kreative të studios milaneze Studio Sgura. Ajo do të vishet për herë të parë në përballjen kundër skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth këtij debutimi estetik.
Një zgjedhje që pritet të ndajë opinionin e tifozëve, por që konfirmon dëshirën e Juventusit për të eksperimentuar dhe për të sjellë risi, jo vetëm në fushë, por edhe në identitetin vizual të klubit.
KOHA JONË SONDAZH

