Ka dy dilema, ja si pritet të luajë Sylvinho ndaj Ukrainës

Pas barazimit 0-0 kundër Çekisë, tashmë Kombëtarja jonë do të luajë sfidën vendimtare kundër Ukrainës në mbrëmje.

Llogaritë në grup janë të hapura dhe tanëve u bëjnë punë tri pikë, duke qenë se në Pragë luhet ndeshja direkte mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Sylvinho ka rigjetur Dakun në majën e sulmit, i cili vjen nga një pezullim për shkak kartonësh. Gjithsesi prezenca e tij në majën e sulmit nuk është e sigurt, pasi siç e tha dhe dje trajneri në konferencë, ekziston mundësia që ta nisë sërish titullar Tuci.

Braziliani ka disa dilema në krahët e sulmit, ndërsa duket se do kemi një ekip sulmues për të kërkuar golat e munguar. Asani do të provojë deri në minutat e fundit dhe nëse ia del, do të jetë sërish titullar. Nëse mungon, atëherë sërish vendin e tij do ta zërë Taulant Sefeir.

Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha ; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Seferi (Asani), N. Bajrami , Tuci (Daku).

Ekskluzive/ Asani stërvitet veçmas, Sylvinho ka ende shpresa

SHKARKO APP