Kaçe firmos me Panathinaikos, trajneri i APOEL shpërthen: Nuk na rrezikohej vendi nga ai!

Ergys Kaçe do të luajë për pjesën e dytë të sezonit te skuadra e Panathinaikos-it. 24-vjeçari ka nënshkruar për ekipin e e njohur për 6 muaj. Mesfushori fillimisht sipas mediave greke do të luajë në formë huazimi nga ekipi i PAOK-ut. Të gjitha shpenzimet e rrogës së tij në këto 6 muaj do t’i paguajë skuadra e PAOK-ut. Pas 6 muajve, kartoni i futbollistit do të ndahet në 50-50 mes dy ekipeve greke.

Ndërkohë që ka pasur edhe një reagim nga trajneri i APOEL-it për mediat qipriote teksa në një intervistë të dhënë Xheorxhe Doni ka shpërthyer ndaj tifozerisë.

“Mendoj se kemi humbur një futbollist të madh, mbi të gjithë unë jam grek dhe e adhuroj vendin tim. Vendi ynë qeveriset nga disa njerëz dhe besoj se nuk kërcënohet nga ndonjë Kaçe. Jemi sjell në mënyrë të padrejtë ndaj djalit”, ka thënë trajneri i APOEL. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?