Kaçe: Nuk po e kuptoj më De Biasin
Përpara ndeshjes me Spanjën është mësuar një vendim i çuditshëm i trajnerit De Biazi. Në përballjen me iberikët, trajneri De Biasi la në tribunë Ergys Kaçen dhe Liridon Latifin. Për shkak se ai kishte thirrur 25 lojtarë për 2 ndeshjet (Lihtenshtejnit dhe Spanjës) ishte i detyruar që 2 prej tyre t’i linte jashtë formacionit zyrtar.
Në ndeshjen me Lihtenshtejnin mbetën jashtë Latifi dhe Memushaj. Ky i fundit kishte marrë një dëmtim. Ndërsa me Spanjën u la jashtë Kaçe i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim.
Mesfushori u ka thënë gazetarëve se ishte krejtësisht i paqartë për arsyen pse trajneri e ka bërë diçka të tillë.
“Nuk e di arsyen. Atë e di vetëm trajneri. Nuk e kuptoj për këtë që bën. S’e di pse bëhet diçka e tillë. Nuk e di çfarë fshihet”, – deklaroi Kaçe. Edhe më herët ai ka shprehur pakënaqësi për lënien jashtë skuadrës nga De Biasi.
KOHA JONË SONDAZH

