Kaçe nuk transferohet te Panthinaikos, ja skuadra e re e mesfushorit

Ergys Kaçe nuk do të transferohet te skuadra e Panathinaikos. Telenovela për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares sonë është drejt fundit, por jo sipas pritshmërive të tij. Ai do të vazhdojë karrierën te ekipi i APOEL Nikosias në Qipro në pjese  dytë të sezonit.

Lajmi është konfirmuar nga “sportdog.gr”, teksa Kaçe pritet që të firmosë me klubin e ri, ku fillimisht do të huazohet për 6 muajt e ardhshëm. Futbollisti korçar vendosi të pranonte ftesën e trajneri Xhorxhios Dionis, i cili drejton skuadrën qipriote. Në vitin 2012 ishte po ky trajner që afroi Kaçen tek ekipi i parë i PAOK-ut.

Kaçe disa javë më parë ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te ekipi i Panathinaikos në një shkëmbim me mbrojtësin Molondo, por kjo lëvizje nuk ndodhi asnjëherë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?