Kaçe shumë pranë Panathinaikos, po diskuton detajet e fundit me klubin grek
Ergys Kaçe do të luajë në pjesën e dy të sezonit me fanellën e Panthinaikos. Mesfushori i Kombëtares sonë, është duke diskutuar detajet e fundit të transferimit te ekipi i njohur.
“Sportsup.gr” shkruan se mesfushori shqiptar për momentin ndodhet në zyrat klubit grek “Maroussi” për të zgjidhur detajet për huazimin deri në verë.
Kaçe ndodhet në Athinë që nga dita e djeshme, pasi nuk mundi që të mbyllte transferimin te skuadra e APOEL në Qipro. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

