Kaka zbulon 11-shen e ëndrrave për të, në të përfshin 7 milanistë
Ricardo Kaka ka zbuluar formacionin e tij ideal, të përbërë nga lojtarë me të cilët braziliani ndante dhomën e zhveshjes dhe kundër të cilëve ai luajti gjithashtu gjatë karrierës së tij të lavdishme.
Në formacionin e hartuar nga Topi i Artë i vitit 2007 ka shumë emra të shquar, duke përfshirë shtatë ish-lojtarë të Milanit.
Kakà në fakt ka vendosur të përfshijë Dida, Nesta, Maldini, Pirlo, Cafù, Ronaldinho dhe Ronaldo Fenomenin në 11-shen e tij ideale, duke e kompletuar atë me Cristiano Ronaldon, Zinedine Zidane, Roberto Carlos dhe Iniesta. Jashte kesaj liste eshte lënë çuditërisht një legjendë absolute si Lionel Messi.
Top 11 sipas Kaka
Dida
Cafu-Nesta-Maldini-R.Carlos
Zidane-Pirlo-Iniesta
Ronaldinho
Ronaldo-C.Ronaldo
KOHA JONË SONDAZH

