Kaliningradi qyteti më i rrezikshëm në Rusi, “pushtohet” nga serbët, kroatët dhe … shqiptarët
Tifozët e Serbisë, Kroacisë, Anglisë, Zvicrës etj, do të mblidhen gjatë Kupës së Botës në qytetin rus të Kaliningradit. Nga momenti kur u përcaktuan grupet dhe u bë orari i Kupës së Botës, organizatorët e kishin të qartë se në bregun e Baltikut ka të ngjarë të ketë më shumë probleme.
Edhe pse Kaliningradi krenohet me një histori të pasur dhe interesante, bukuritë e rralla dhe atraksionet turistike, ky qytet ka edhe anën e saj të errët … Shpesh përshkruhet në Perëndim si “ferr droge, krimi dhe me shumë prostituta pozitive HIV”.
Në të vërtetë, thuhet se në Kaliningrad është dhe përqindja më e madhe e njerëzve me AIDS në Evropë, norma e krimit është 20% më e lartë se në çdo pjesë tjetër të Rusisë. Nga të dhënat rezulton se ka deri në 5.000 prostituta, ndërsa birra dhe vodka janë tri herë më të lira se në Moskë.
Tifozët e parë kroatë, serbë, anglezë dhe zviceranë kanë mbërritur në qytet (në kombëtaren e Zvicrës ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare, dhe me shumë mundësi në ndeshjet e helvetëve do të ketë edhe tifozë nga Shqipëria). Fatmirësisht, jo të gjithë vijnë në të njëjtën kohë.

Ndeshja e parë e Kroacisë kundër Nigerisë do të luhet në Kaliningrad më 16 qershor, Serbia dhe Zvicra do të përballen më 22 qershor. Mediat kroate theksojnë se serbët kanë marrëdhënie vëllazërore me klubet ruse dhe se Serbia kudo që do të luajë do të ketë mbështetjen e tifozëve rus. Organizatorët shpresojnë që tifozët të mos kenë përballë, pasi diferenca mes ndeshjeve është vetëm 4 ditë.
Autoritetet ruse janë duke u përgatitur seriozisht për një problem të mundshëm me huliganët dhe po përgatisin masa të posaçme për ta. Ata i kanë kërcënuar me burg, gjoba të mëdha dhe dëbime. Një nga “kartat” kryesore të vendasve padyshim është dhe fakti se burgjet e Rusisë janë ndër më të vështirat. Vetë Putini tha se Botërori në Rusi do të ishte më miri i organizuar ndonjëherë, duke deklaruar se ai i kishte gjetur mënyrat për të eliminuar kërcënimet e mundshme. /Gazeta serbe “Kurir”- Përshtati në shqip, Rozalb Lika- Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

