Kallaku shpërthen ndaj Ilir Beqaj-t: Po na jep mend për sportin ai që u bëri testin e gjirit burrave!

Super talenti i Teutës, Sherif Kallaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj,i cili hodhi hipotezën e mbylljes së këtij sezoni për të menduar për sezonin tjetër.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, Kallaku tha se nuk mund të japë mend për sportin një person që e ndriti në Ministrinë e Shëndetësisë duke i ofruar burrave vizita falas për kancerin e gjirit.

“Një përgjigje sportive për gjithëollogun ish-Ilir Beqjan! Pasi e ndriti Ministrinë e Shëndetësisë duke i ofruar burrave vizita falas për kancerin e gjirit, na dha mend se një familje shqiptare mund të kalojë muajin me 25.000 lekë.

Pasi dha miliona euro tendera ‘check-up’, foli edhe për pensionistët. Pasi nuk e pa***-i kush, tani pa*** do të japë mend edhe për futbollin. Në fakt nuk ka faj pasi vetë është profesionit në sportin e vjedhjes, midhjes dhe check-up-it!”, shkruan Kallaku.

SHKARKO APP