Kalulu i kthen përgjigjen përfundimtare Juventusit
Pas një reflektimi të gjatë, Pierre Kalulu i thotë “jo” Juventusit. As telefonata e Thiago Motta-s në mes të gushtit, apo hapësirat e pakta te Milani, nuk e kanë bindur për t’u zhvendosur në Torino.
Duke përjashtuar ndonjë ndryshim të madh, Juventusi, duhet tashmë të shohë diku tjetër, pasi më parë dështoi dhe për Calafori dhe Todibo. Kalulu ndërkohë mund të transferohet te Atalanta për t’iu bashkuar Gjimshitit. Milani kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij dhe për të liruar një vend për lojtarët e huaj.
Sa i përket Juventusit një alternativë mund të jetë lojtari i Arsenalit, Kiwior, i cili ndiqet edhe nga Napoli dhe Interi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

