“Kam vuajtur”, Dybala karikon Juven: Më të bashkuar se kurrë, nuk dorëzohemi
Paulo Dybala vazhdon të qëndrojë jashtë fushave prej datës 11 janar. Problemet fizike kanë qenë të shumta këtë sezon, teksa bardhezinjtë e kanë vuajtur mungesën e tij. Fantazisti argjentinas ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”.
27-vjeçari sqaron gjendjen e tij dhe jep një koment për momentin e vështirë të Juventusit. Kampionët e Italisë janë eliminuar nga Champions League dhe kanë shanse tepër të pakta për të fituar titullin e dhjetë radhazi në Itali.
View this post on Instagram
“Asgjë nuk do të më bënte më të lumtur sesa të isha në gjendje të ndihmoja ekipin në muajt e fundit. Vuajtja është e njëjtë, ndoshta më e madhe kur nuk mund të zbresësh në fushë me shokët e tu të skuadrës.
Ka edhe dy muaj për të vazhduar luftën, tani më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar. Unë po vazhdoj të stërvitem dhe mezi po pres të rikthehem pas pushimit të kombëtareve. Ne jemi Juventusi“, shkruan Dybala. /abcnews.al