Kamberi s’di të ndalet në Skoci, shënon një gol të bukur (VIDEO)

Florian Kamberi është bërë protagonist në fitoren bindëse 3-0 të marrë nga Hibernian kundër Aberdeen në javën e 17-të të kampionatit skocez.

 

Lojtari, i cili duhej të ishte titullar me Shqipërinë kundër Andorrës nëse do të kishin mbërritur në kohë dokumentet nga Zvicra, ka realizuar një gol të mrekullueshëm në minutën e 74-t.

Ai ka dërguar topin në rrjetë pasi ka arritur të shmangë disa kundërshtarë në zonën e rreptësisë dhe ka fiksuar shifrat në 3-0. Kjo fitore e ka ngjitur Hibernian në vendin e gjashtë të renditjes.

SHKARKO APP