Kampionati Anglez, Arsenal kundër Man City, Chelsea ndaj C.Palace

Java e 29-të e kampionatit anglez do të ketë si epiqendër përballjen e “Emirates Stadium” mes Arsenalit dhe Manchester City-t. Trajneri Arsene Wenger nuk ka në dispozicion për këtë duel portierin Petr Cech , Santi Cazorlën dhe Lucas Perezin. Në këtë mënyrë në kuadrat do të jetë Ospina. Ka shumë gjasa që mes titullarëve të rreshtohen edhe Mustafi e Granit Xhaka, teksa Walcott, Ozil e Sanchez do të jenë në mbështetje të Danny Wellbeck.

Ndërkaq tek City ekziston problemi De Bruyne, belgu ende nuk është rekuperuar nga një dëmtim dhe mund të humbasë transfertën e Londrës. Trajneri Pep Guardiola me shumë mundësi do të aktivizojë Sterling, Sanen dhe Silvën pas krahëve të Sergio Agueros.

Chelsea kryesues do të presë Crystal Palacen. Megjithëse ka disa dyshime për formacionin për shkak të gjendjes jo të mirë fizike të Courtois, Hazard, Costës e Moses, pritet që të gjithë të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Në mesfushë do të rreshtohen Kante e Fabregas në qëndër me Moses dhe Alonson nga krahët , Hazard do të jetë pranë  Costës dhe Pedros në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United do të sfidojë West Brmowich Albion. Herrera dhe Ibrahimovic janë të pezulluar, ndërsa Pogba, Jones e Smalling të dëmtuar, pra është në emergjencë trajenri Jose Mourinho. Portugezi në këtë situatë pritet të vendosë Martial, Mkhytarian e Matën pas krahëve të Marcus Rashford. Liverpooli do të ketë derbin e qytetit portal kundër Evertonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?