Kampionati italian, Luhet supersfida Napoli-Juventus, Roma pret Empolin
Një duel që mund të përcaktojë shumë përsa i përket titullit kampion në Serinë A, pasi nëse Juventusi fiton përballë Napolit në “San Paolo” atëherë distanca do të bëhej thuajse e parekuperueshme, në të kundërt do të ndizeshin disi shpresat e napoletanëve apo edhe të Romës.
Bradhezinjtë i afrohen kësaj sfidë me mungesat e Benatias , Sturaros dhe pjacës, ky i fundit do të qëndrojë jashtë për afërisht 8 muaj pas dëmtimit në gju. Allegri me shumë mundësi do të për dorë skemën 4-3-2-1. Pjanic, Kheidra e Marchisio do të rreshtohen në mesfushë, ndërsa Dybala e Cuadrado do të jenë pas krahëve të njeriut më të urryer për momentin nga napoletanët, Gonzalo Higuainit.
Ndërkohë është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi i lehtë i pësuar në ndeshjen mes Shipërisë dhe Bosnjes, mbrojtësi i kombëtares kuqezi Elseid Hysaj i cili do të jetë titullar në të djathtë të repartit difnsiv për ekipin e Maurizio Sarrit. Mesfusha do të përbëhet nga Hamsik, Diawarra dhe Allan, kurse ofensive e Napolit do të formohet nga tredhmbëshi i zakonshëm, Insigne, Mertens, Callejon. Kjo superpërballje do të zhvillohet të dielën në orën 20 : 45.
Roma do të presë në “Olimpico” Empolin. Kevin Strootman është i pezulluar, ndërkohë që Daniele De Rossi u dëmtua në takimin mes Italisë dhe Holandës. Trajneri Spaletti nën modulin takti 3-4-2-1, pritet ti besoj Salah e Naingolanit pas krahëvë të Edin Dzekos. Në anën tjetër do ta nisë nga stoli Frederik Veseli.
Milani do të përballet me Pescarën në transfertë. Lista e të dëmtuarve është e gjatë për kuqezinjtë, me Bonaventurën, Suson, Montolivon , Abaten e Bertolaccin të padisponueshëm. Faza ofenisve e 18 herë kampionëve të Italisë do të plotësohet nga Ocampos, Carlos Bacca dhe Deulofeu. Ndërkaq ëshët i padiskutueshëm në formacionine Pecarës Ledjan Memushaj. Të hënën Interi pret Sampdorian. Nuk ka asnjë mungesë për trajnerin Piloli, i cili pritet ti besojë 3-es Perisic, Banega, Candreva në mëbshtetje të kapitenit Mauro Icardi. Përsa i përket shqiptarëve Strakosha me shumë gjasa do të jetë titullar në takimin Sassuolo-Lazio, ndërsa Ajeti nuk pritet ta nisë në formacion sfidën Torino-udinese. Etrit Berisha ende nuk është rekuperuar 100% nga dëmtimi.
KOHA JONË SONDAZH

