Kampionati me Serbinë, Stresi: Të vijnë plehrat, turp për politikanët

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatorët e Kampionatit Evropian të futbollit për moshat U-21 në vitin 2027 ka ngjallur reagime. Stresi ka shprehur zemërimin e tij përmes një postimi në Instagram. Ai ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke e cilësuar atë si të papranueshëm për shqiptarët, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krimet e luftës në Kosovë.

”Ju nuk e keni provuar të masakroheni nga mosha 0 deri në 100 vjeç. Nuk e keni përjetuar të masakrohet një fëmijë në barkun e nënës apo sa gra janë përdhunuar dhe dhunuar? Dhe pa pikë turpi bëni marrëveshje me Serbinë”, ka shkruar reperi në mesazhin e tij emocional.

Nga ana tjetër e ka quajtur këtë organizim një “turp dhe faqe e zezë” për politikën shqiptare dhe kosovare, duke akuzuar udhëheqësit për bashkëpunim me Serbinë. Stresi ka nënvizuar gjithashtu se një vendim i tillë është i papranueshëm për ata që kanë pësuar nga lufta dhe ka paralajmëruar reagime nga shqiptarët, veçanërisht nga Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?