Kampionati zviceran, cili futbollist shqiptar shpallet “Lojtari i muajit”

Futbollistët shqiptarë janë gjithmonë protagonistë në kampionatin zviceran dhe këtë e vërteton më së miri fakti se kanë qenë dy shqiptarë të cilët kanë zënë dy vendet e para në trofeun e “Lojtarit të Muajit” që jepet nga e përditshmja “Blick”.

xhaka alioski

Kjo e fundit kishte përzgjedhur 5 alternativa për votimin e tifozëve, ndërsa në vendin e parë me 39% të votave, fitues është shpallur sulmuesi Ezgjan Alioski. Futbollisti shqiptar që vesh fanellën e përfaqësueses maqedonase, me të cilën i shënoi edhe Shqipërisë në Shkodër, ka shkëlqyer me fanellën e Luganos gjatë këtij muaji, ndaj ka marrë numrin më të lartë të preferencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

alioski

Swiss Digital Mobile Reklama

I dytë është një protagonist i kombëtares kuqezi, mesfushori Taulant Xhaka, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Bazelit, ndërsa ka mbledhur 28% të votave të tifozëve në këtë sondazh të të përditshmes zvicerane.

taulant xhaka

Pas tyre, në renditje janë Dumbia i Bazelit me 13% të votave, Pa Madu i Sionit me 11% dhe Kustodio i Lozanës me 9%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?