Kampionët e City-it e nisin me fitore të pastër ndaj Chelsea-t
Sporti E Diel, 18 Gusht 2024 19:49
Manchester City e nisi me fitore 2-0 ndaj Chelsea-t në sezonin e ri në Premier League.
“Qytetarët” iu falën golave të Haaland në minutën e 18-të dhe Kovacic në minutën e 84-t, për të marrë 3 pikët e para.
Një ndeshje me raste, por në fund tre pikët u koleksionuan nga skuadra e Pep Guardiolës.
Trajneri i Chelsea-t, Maresca nuk e grumbulloi as në stol Brojën, duke konfirmuar synimet për ta larguar.
KOHA JONË SONDAZH

