Liverpooli rrezikon sonte eliminimin e turpshëm nga Champions League nëse …
Pas pak minutash do të zbresin në fushë skuadrat e Grupit E në Champions League, teksa gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit. Besojeni ose jo, por skuadra kampione në fuqi, Liverpooli, mund të mbetet jashtë.
Si ndodh kjo gjë?
Shumë e thjeshtë: Me një fitore të skuadrës surprizë, Salzburg, shoqëruar dhe nga një barazim ose fitore e Napolit ndaj Genk. Një parashikim i vështirë që të ndodh, por mëse i mundur, duke parë formën fantastike të sulmuesit Haaland të Salzburg. Skuadra që po dominon Premier League rrezikon që të eliminohet shumë shpejt në Champions, që do të ishte edhe një dështim historik. /R,.Lika-Koha Jone/
TABELA