Kampioni i Boksit i bashkohet LSI, thirrje vlonjatëve: Votoni për Grisejda Myslimin!

Kampioni i boksit, Klevis Çelaj prej vitesh nuk ka arritur që të marrë asgjë nga qeveria edhe pse i është premtuar shumë. Së fundmi ai i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mbështetje të kandidates Grisejda Myslimi. Ai ka bërë thirrje që vlonjatët të votojnë një vlonjate si Grisejda.

Postimi i Grisejda Myslimit

Mirëserdhe Kampioni i Boksit, Klevis Çelaj! 🥊🏆🥇🇦🇱

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipit të mijëra të rinjve vlonjatë, që do të sjellin Fitoren e sigurt të LSI më 25 Prill, ju bashkua dhe sportisti i talentuar, krenaria e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, Klevis Çelaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uraganin e fitores nuk e ndal më askush!

Kemi forcën dhe energjinë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur!

Në 8 vite “Rilindja” e rrënoi sportin, i braktisi, i la pa mbështetje dhe i mashtroi kampionët e ngjyrave kuqezi, duke ju hequr madje edhe pasaportat!

Me LSI në qeverisje pas 25 prillit, vëmendja dhe mbështetja jonë do përqëndrohet edhe tek sporti, si një mundësi për të ndalur shpopullimin dhe edukuar të rinjtë me vlerat më të mira!

Do ta ngremë lart emrin e klubit sportiv “Flamurtari” dhe të ngjyrave kuqezi, duke ju dhënë shkëlqimin e merituar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?